Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit e treta në nivel vendi me 13,08%, apo 103.507 vota të grumbulluara nga votimi i rregullt.
Ulpianapress ka siguruar numrin e votave të kandidatëve për deputetë nga kjo parti në Komunën e Lipjanit, duke mos përfshirë votat me postë dhe ato me kusht që ende nuk janë numëruar.
Në listën e siguruar shihet se Shkelzen Hajdini ka arritur të grumbulloj 3.346 vota, pas tij radhitet Vlora Limani-Hajnuni me 2706 vota, kurse Kaltrina Demiri ka 2229 vota.
Vlen të theksohet se këto vota janë vetëm në komunën e Lipjanit./Ulpianapress/
COMMENTS