2017, vit katastrofik për prodhimin e verës

2017, vit katastrofik për prodhimin e verës

Si do të jetë moti në Kosovë të enjten

Prodhimi global i verës në 2017, do të jetë në nivelin më të ulët në histori, sipas parashikuesve të Organizatës Ndërkombëtare të Verës. Organizata me qendër në Paris, vlerëson se sasia e prodhuar do të bjerë në nivelin më të ulët në më shumë se 50 vjet, ndërkohë që edhe në të gjithë botën prodhimi pritet të bjerë nga 268.8 në 246.7 milionë hektolitra.

Një rënie e tillë përbën pa diskutim një goditje të fortë për prodhuesit më të mëdhenj të verës në botë. Në Itali, prodhimi ka rënë me 23 për qind, në Francë me 19 për qind dhe në Spanjë me 15 për qind.

Të tre këto vende pësojnë kështu një rënie prej më shumë se 25 milionë hektolitrash krahasuar me 2016. Kushtet klimaterike si vala e të nxehtit në Spanjë, ngrica në Itali apo breshëri në Francë, të kombinuar së bashku, e kanë bërë 2017 vitin më të varfër në prodhimin e verës, pa harruar një faktor tjetër kryesor, thatësirat e mëdha.

Në rajonin e Bordosë në Francë, gjysma e vreshtave nuk kanë prodhuar rrush dhe të gjitha rajonet e tjera, në tërësi, kanë parë një rënie të prodhimit, me përjashtim të burgundit, ku kushtet kanë qenë më të mira. Në vende të tjera të Evropës, si në Gjermani, prodhimi po ashtu ka rënë.

Ndërsa Austria, Portugalia dhe Hungaria kanë raportuar prodhime më të mbara, bashkë me Rumaninë. Në Amerikën e Jugut, 2017 sidoqoftë do të jetë më i mbarë se viti i kaluar kur fenomeni El Ninjo shkaktoi probleme.

Ndërsa në SHBA, të dhënat duhen saktësuar ende. Zjarret në Kaliforni, gjatë tetorit, duhen përfshirë në vlerësimin e përgjithshëm. Me mijëra hektarë vreshta u shkrumbuan në Sonoma dhe Napa, rajonet më të mëdha verë-prodhuese.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)