Fitimi Selimi, falënderon përkrahësit e tij për mbështetjen dhe angazhimin në fushatë

Fitimi Selimi, falënderon përkrahësit e tij për mbështetjen dhe angazhimin në fushatë

Mësuesja nga Gadimja që po u ofron nxënësve mësim online (Video)

Kandidati për deputet nga radhë e PDK-së, Fitim Selimi, edhe pse nuk morri vota mjaftudhëm për të siguruar ulsen, ai ka falënderuar përkrahësit e tij për mbështetjen dhe angazhimin në fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat u mbajtën me 14 shkurt.

Selimi përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se besimi dhe vota juaj më trimëron e motivon edhe më tutje të investoj vetën dhe të tëra mundësitë e mia, me sinqeritetin e qëndresën që ju përfaqësoni.

Shënimi i plotë i Selimit:

Të nderuar miq!
Përkrahës dhe votues të dashur !

Procesi zgjedhor që rezultoi nga një qeverisje e viteve të fundit e cila kulmoi me pakënaqësi qytetare të artikulluar nëpërmjet subjekteve politike që u bënë pjesë e këtij projekti, nxori dhe rezultatet e përafërta.
Me Ju të nderuar, nëpërmjet kontakteve direkte dhe mënyrave të ndryshme të komunikimit, diskutuam arsyeshmërinë dhe nevojën e rimëkëmbjes politike dhe institucionale të vendit, që do ta ketë për qëllim ndertimin dhe forcimin e shtetit në të gjithë lëmenjtë.
Pavarësisht që përkrahja nuk ishte e nivelit numëror për të më renditur në listën e përbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndjej obligimin tim njerëzor, kombëtar e politik të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju përkrahësit e mi në këtë proces, në cilësinë e kandidatit të PDK- së!
Besimi dhe përcaktimi Juaj për mua është në rend të parë përcaktim cilësor i filtruar e i liruar nga çdo lloj përbërje që dëmton idenë e njerëzve më të ndershëm të këtij vendi, për ta bërë Kosovën të tillë çfarë e duam.
Për më tepër, ju përkrahës të mi, keni bërë veprime aktive për ta ruajtur përcaktimin edhe në terrenin praktik e tipik rrethanor konkurrues, si dhe në ate të frymës së revoltës qytetare duke ruajtur suazën e mendimit e vlerësimit real.
Besimi dhe vota juaj më trimëron e motivon edhe më tutje të investoj vetën dhe të tëra mundësitë e mia, me sinqeritetin e qëndresën që ju përfaqësoni.
Jam i sigurtë që ju përbëni substancën themeltare të lirisë e ndërtimit të këtij vendi.

Thellësisht dhe sinqerisht krenar dhe i njësuar me Ju!

Fitim Selimi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)