Adnan Rrustemi duket se ka tejkaluar rekordin e çdo kandidati për deputet, duke marrë rreth 6 mijë vota në Lipjan.
Lipjani dikur konsiderohej se ishte bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por në zgjedhjet e së dielës, Adnan Rrustemi mori vota në Lipjan gati se sa komplet LDK-ja.
Këta të fundit morën 5780 vota ndërsa Rrustemi u votua 5300 herë, duke lënë pas shumë emra të njohur të politikës lipjanase.
Siç raportohet Adnan Rrustemi ka siguruar mjaftueshëm vota që ta përfaqësoj Lëvizjen Vetëvendosje në kuvend.
Rrustemi është i vetmi kandidat deri tani nga Lipjani i cili e siguron ulsen në Kuvendin e Kosovës./Ulpianapress/
COMMENTS