Ulpiana është treguar e pamëshirshme ndaj Ramiz Sadikut në derbin e revanshit, duke triumfuar me shifrat 2-1. Protagonist kryesor në këtë derbi ishte padyshim Shqiprim Kelemndi, i cili barazoi shifrat në Shtime.
Golin e parë të sfidës e shënuan mysafirët në minutën e 13-të, për ti dhënë nikoqirëve një dush të ftohtë në start të ndeshjes, dhe me ketë rezultat përfundon pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte termet për mysafirët, Ulpiana e këndellur, nis furishëm këtë pjesëlojë duke shënuar dy herë në portën e verdhezinjëve me Kelmendin dhe Bylykbashin, me ndeshjen që u mbyll 2-1.
Bardhekaltërtit ngjiten në kuotën e 26 pikëve, duke udhëhequr me vendin e parë, ndërsa Ramiz Sadiku zhytet në vendin e 8-të me 17 pikë.
Vetëm një mrekulli mund t’i ndalë “Blutë Qytetarë” nga marshimi drejt Superligës./Ulpianapress/
COMMENTS