Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Nga sot e deri më 5 mars, në “Zonën e kuqe” janë 6 komuna:
Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.
Në “Zonën e verdhë” janë 10 komuna:
Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrria, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.
Në “Zonën e gjelbër” janë 22 komuna:
Zubin-Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtimja, Klina, Ranillugu, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novobërda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi.
Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:
Peja nga e “verdha” ka kaluar në të “kuqen”
Lipjani nga e “verdha” ka kaluar në të “kuqen”
Ferizaj nga e “gjelbra” ka kaluar në të verdhen
Gjilanit nga e “gjelbra” ka kaluar në të verdhen
Vushtrria nga e “gjelbra” ka kaluar në të verdhen
Graçanica nga e “gjelbra” ka kaluar në të verdhen.
COMMENTS