Nuk ndalon marshimi drejt Superligës, Ulpianës i mjafton një gol ndaj Flamurtarit

Nuk ndalon marshimi drejt Superligës, Ulpianës i mjafton një gol ndaj Flamurtarit

Prokurorja e Shkodrës “ngec” në rrjetën e Vetting-ut

Ulpiana ka marrë 3 pikë të vlefshme në luftën për titullin kampion dhe nis shkëputjen në kreun e klasifikimit. Bardheblutë fituan 1-0 ndaj Flamurtarit në javën e 18-të të Ligës së Parë, falë një goli të Ardi Shalës.

Ulpiana e motivuar nga kushtet larg më të mirat në ligë, po i jepte sinjale miqëve së në Prishtinë kanë udhëtuar vetëm për 3 pikë.

Goli për ekipin e drejtuar nga Fadil Ademi pas disa rasteve erdhi pas një gabimi të portierit vendas, i cili doli keq në përpjekje për të zotëruar topin e krosuar nga Kelmendi. Me portën e boshatisur, Shala me kokë nuk e kishte të vështirë të kalonte në avantazh Ulpianën në minutën e 13-të.

Me këtë fitore, Ulpiana ngjitet në kuotën e 31 pikëve, 3 pikë më tepër se Vitia ndjekës, dhe kështu fillon edhe shkëputja në tabelë e lipjanasve drejt biletës së artë të cilën e këkon që disa vite.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)