KF Ulpiana po vazhdon sigurtë drejt Superligës.
Nënkampioni aktual ka shënuar edhe fitoren e radhës në kuadër të Ligës së Parë, për të shkuar kështu në kuotën e 34 pikëve, plotë 3 sosh më tepër se përcjellësi i parë, Vitia, por me këtë të fundit takohet në fundjavë në Shtime, njofton Ulpianapress.
Gjithsesi, “qytetarëve” u duhet kjo ecuri pozitive deri në fund të kampionatit për t’u shpallur edhe matematikisht kampion në Ligën e Parë.
Sa i përket ndeshjes, goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë i ka mjatuar klubit lipjanas për ti arkëtuar pikët e plota ne një ndeshje të fort me shumë mungesa në formacionin startues.
Për Dardanën, kjo humbje ia vështirëson edhe më shumë punët, ndërsa deri në fund do të bëjë çmos që t’i ikë rënies nga liga.
COMMENTS