Turqia drejt një Republike Islamike

Turqia drejt një Republike Islamike

Bota drejt Luftës së Tretë!

Turqia është vetëm një rast I shteteve, nga të cilat për shkak të ambiguitetit mes ‘shtetit’ dhe ‘fesë’, ka shkelje të të drejtave të njeriut. Listes mund t’i shtohen edhe shumë vende të lindjes, (duke mos përfshirë këtu vendet e njohura si Republika Islamike, pasi aty përgjigja është e qartë). Në anën tjetër, më shumë për nga mënyra por jo nga lloji, është Rusia si dhe Serbia –si shtete ku pushteti vazhdimisht ka qenë I lidhur ngushtë, apo thënë më mirë, i ndikuar nga Kisha.

Shkruan: Ismet Hajrullahu

E shtuna që lamë pas, ndonëse për disa është ditë pushimi, për Presidentin e Turqise ishte një ditë e ‘zellshme’ pune. Pas nje dekreti presidencial, me të cilin shefi i shtetit terhoqi Turqinë nga zbatimi i Konventes së Keshillit te Evropes për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e njohur ndryshe si Konventa e Stambolit, gratë në Turqi u zgjuan edhe më të pasigurta se që do mund te kishin qenë një ditë më parë.. Tërheqja e Turqisë nga kjo konventë, përbënë edhe një hap pas në drejtim të garantimit të të drejtave të njeriut, e me konkretisht të të drejtave grave, dhe sa i përket angazhimit të shtuar të institucioneve, kundër dhunës në familje, asaj me baza gjinore, si dhe femicidit. Ndërkaq, veprime të tilla nxisin pakënaqësi dhe mungese të besimit nga ana e qytetarëve tek institucionet shteterore, duke thelluar ndasitë, duke promovuar superioritetin e burrave ndaj grave, dhe duke arsyetuar dhunën dhe vrasjen e grave me qëllim të ruajtjes së nderit dhe familjes.

Edhe pse anulimi i ratifikimit të Konventes nuk u percoll me ndonjë arsyetim zyrtar, për ne të tjerët, arsyet janë të nënkuptuara por edhe shumë të qarta –e kjo nisur nga konteksti (gjeo)politik, social, ekonomik në të cilen gjendet Turqia e ditëve të sotme.

Pasi fati i një shteti apo nje populli lidhet ngushte me vizionin dhe orientimin e lidereve politikë të tij, ne rastin e Turqisë, nuk mund të thuhet që e ardhmja e saj ka qenë vështirë e parashikueshme. Reçep Tayip Erdogan, si figurë qendrore në Turqi, per tashme disa dekada, është njohur që nga fillet e tij në politikë, si një politikan konservator, e me konkretisht me orientim islamik. Ndonëse, partisë me të cilën Erdogan pati garuar e fituar zgjedhjet për të parin e Stambollit, Refah Partesi (Partia e Mireqenies), iu pati ndaluar aktiviteti politik në fundin e viteve 90-ta, Erdogan edhe më tej ka qëndruar fort dhe zëshëm në bindjet e tij, duke tentruar vazhdimisht të dyzojë politikën me religjionin.

Rrjedhimisht, tërheqja nga Konventa e Stambollit, padyshim vjen natyrshëm, edhe si rezultat i lobimit nga ana e grupeve konservatore religjioze në Turqi, të cilat siç edhe është raportuar nga shumë medie botërore, pretendojne që ky traktat i cili ka për synim të mbroje gratë nga dhuna, e të dënojë burrat për ushtrimin e asaj dhune, ka promovuar ‘anti-vlera’, duke promovuar kështu të drejtat e pjestarëve të komunitetit LGBTIQ dhe njëherësh duke degraduar familjen dhe nxitur divorcin. Mirëpo, ndërkohë, paradoksi qëndron në faktin se vetë Turqia, ishte shteti i parë që ratifikoi këtë Konventë.

Sidoqoftë, veprimi I fundit I Erdoganit, I cili u përcoll edhe me shumë kritika dhe thirrje për anulim të vendimit për tërheqje nga Konventa nga shumica e shteteve perendimore, përfshirë këtu edhe nga administrata e re e Presidentit të SHBA-ve, ndër të tjera vë në pikëpyetje jo vetëm laicitetin e institucioneve shtetërore turke, por njëherësh edhe dëmton marrëdhëniet me organizata të rëndësishme ndërkombëtare, sic janë Këshilli i Evropës, apo edhe Bashkimi Evropian. Duhet theksuar se tërheqja nga zotimi për të mbrojtur gratë nga dhuna dhe vrasjet, vjen në një kohë kur rastet e femicidit në Turqi, janë përshkallëzuar në mënyrë alarmante, duke kapur numra treshifrorë. Prandaj, nuk do mend, që antarësimi i Turqisë në BE, për të cilin ka aplikuar që nga viti 1987, pra që më shumë se tre dekada, do vështirësohet edhe më, kur kemi parasysh edhe stagnimin e negociatave për antarësim që nga viti 2016 –stagnim i cili erdhi po prap, si pasojë e konstatimeve të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe mungesës së sundimit të ligjit, pas tentimit për grusht shtet.

Kur shihet dhe analizohet në mënyrë kronologjike, zanafilla e problemeve të shtetit turk me të drejtat e njeriut, sikur qartësohet. Në pah del një problem, sa I thjeshtë po aq edhe kompleks. E ai është laiciteti. Nëse lexohet Kushtetuta e Republikës së Turqisë, vihet re një fakt interesant, laiciteti si term përmendet plot dhjetë herë. Sa për krahasim, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës laiciteti përmendet vetëm një herë, e atë në pjesën e dispozitave themelore). Por mos të ngatërrohemi, kjo nuk do të thotë që shteti I Turqisë është më laik se ai I Kosovës.

Në fakt, insistimi apo vënja e theksit kaq shumë në një parim sic është sekularizmi, në kuadër të aktit më të lartë politiko-juridik të Turqisë, nuk ndodh edhe pa qëllim –nuk është një ‘gabim frojdian’, pasi është e ditur që asnje akt juridik nuk përmbanë fjalë të paqëllimshme, e aq më pak kushtetutat. Por cfarë qëndron pas përdorimit kaq të shpeshtë të parimit të laicitietit, është ‘frika’ nga shndrrimi në të kundërtën, dhe kthimin shumë kohë prapa në histori. E tani, kur shohim veprimet e institucioneve turke, logjikisht shtrohet pyetja, a është kthyer Tuqia e ditëve tona në të kaluarën e saj, pasi shume elemente mund të perjetohen si një déjà vu kolektive, duke ndrruar vetëm formë, por jo përmbajtje.

Ndonëse shpesh nuk I kushtohet vemendja e duhur, në fakt laiciteti përbënë një hallkë të rëndësishme në ruajtjen e balansit mes pushtetit dhe të drejtave të njeriut. Turqia është vetëm një rast I shteteve, nga të cilat për shkak të ambiguitetit mes ‘shtetit’ dhe ‘fesë’, ka shkelje të të drejtave të njeriut. Listes mund t’i shtohen edhe shumë vende të lindjes, (duke mos përfshirë këtu vendet e njohura si Republika Islamike, pasi aty përgjigja është e qartë). Në anën tjetër, më shumë për nga mënyra por jo nga lloji, është Rusia si dhe Serbia –si shtete ku pushteti vazhdimisht ka qenë I lidhur ngushtë, apo thënë më mirë, i ndikuar nga kishat e tyre ortodokse autoqefale, e që ndryshe kanë pasur dhe kanë probleme të theksuara në drejtim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ndërkaq, një element, ndonëse jo për tu befasuar, është që Turqia e udhëhequr nga Presidenti Erdogan, e ka intensifikuar bashkëpunimin e saj me këto shtete. Dikush mund t’i quajë arsyet puro ekonomike, por dikush shumë më shumë se aq.

Se Turqia është në krizë sociale, tashmë nuk është as sekret publik. E po aq sekret publik është edhe fakti që dy palë zgjedhjet e fundit presidenciale, të cilat e kanë nxjerrë Erdoganin bindshëm fitues me mbi 50% të votave, i kanë trasuar rrugën problemeve të brendshme dhe të jashtme me të cilat po ballafaqohet Turqia, duke legjitimuar plotësisht, mirëpo pa kuptuar, vizionin e tij për një Turqi ‘të vjetër’ e jo ‘të re’. E në raste si këto vlenë fjalimi i fundit para popullit amerikan, i Presidenti Amerikan, Ronald Regan, i cili ndër të tjera pati thënë “shpresoj se edhe një herë ua kemi rikujtuar njerëzve, se njeriu nuk është i lirë nëse qeveria nuk është e kufizuar. Ekziston një shkak dhe pasojë që sa e qartë ,aq edhe është e parashikueshme sa një ligj i fizikës: ndërsa qeveria zgjerohet, liria tkurret”.

Kështu, duke u nisur nga rasti i Turqisë, Kosova mund të nxjerrë shumë mësime, por më të rëndësishmet mbesin tre: të drejtat e njeriut, sekularizmi dhe perendimi. Ndërkohë që ekstremizmi në cdo kontekst është I gabuar, këto tre (dhe vetëm edhe një tjetër) janë përjashtimi i rregullit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)