Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar ditën Ndërkombëtare të Mjekëve.
Ai ka uruar këtë ditë të rëndësishme të sferës së mjekësisë dhe shpreh mirenjohje për punën e tyre të palodhshme gjatë pandemisë.
« Për mjekët 30 marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, andaj ju uroj datën tuaj profesionale, dua të shpreh mirënjohjen time për punën tuaj, për profesionalizmin tuaj, për mirësinë dhe vëmendjen tuaj ndaj pacientëve.
Jemi në një kohë shumë të vështirë me pandeminë ku shëndeti është primarë, është pasuria kryesore, pa të cilën një jetë e lumtur dhe e kënaqshme është e pamundur, prandaj puna juaj ka qenë gjithmonë dhe mbetet e kërkuar dhe e respektuar.
Uroj përzemërsisht të gjithë mjekët, punëtorët mjekësorë, stafin teknik të sistemit të kujdesit shëndetësor ditën e Mjekut », ka shkruah Ahmeti./Ulpianapress/
COMMENTS