Ulpiana mundi 2 Korrikun 1-0 brenda në Shtime, me një gol të shënuar nga Ardi Shala në minutën e 87-të.
Trepikëshi i sotëm ishte mjaft me peshë për lipjanasit, sepse kampionati në këtë ligë ka dhe pesë javë dhe klalendari favorizon Ulpianën, megjithëse përcjellsi Flamurtari ka gjashtë pikë më pak në klasifikim, e që nesër udhëton në Viti.
Pas ndeshjes, lojtarët lipjanas festuan në dhomat e zhveshjes si të cmendur, gjë që e tregon edhe foto e mëposhtme.
Ulpiana është lidere në Ligën e Parë të Kosovës që nga ndeshja e parë kampionale dhe ndeshjen e radhës e zhvillon në Ferizaj.
COMMENTS