Kryetari Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Sllovi

Kryetari Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Sllovi

Vehbi Imeri mbjell një pemë, nuk e nominon askënd

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Sllovi.
Kryetari Imri Ahmeti, gjatë homazheve në fshatin Sllovi tha se kujtimi për dëshmorët dhe martirët, na shërben që të punojmë me këmbëngulësi e pastërti, me ndërgjegje për të ndërtuar të ardhmen tonë.

Po ashtu kryetari Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe Zejnepe Gashin ose siq e quajnë të gjithë halla Zep e cila i ka humbur 5 anëtarë të familjes burrin dy djemtë dhe dy nipa gjatë masakres së fshatit Sllovi ku mbeten të vrarë 45 qytetarë.
Kryetari Ahmeti ka nderuar hallen Zep me emblemen e Komunës së Lipjanit si dhe drejtori Sefer Tasholli i ka dhuruar librin PLOJË E MADHE” (Ngjarje dhe rrëfime), i cili i kushtohet masakrës së fshatit Sllovi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)