Familjet në nevojë do të kenë mundësi që gjatë muajit të Ramazanit të marrin bukë pa pagesë në marketin “ DISA” në Kroishtë të Lipjanit, falë zemergjersisë së pronarit të këtij lokali.
“Bukën kena vendos me dhanë për një muaj Ramazan pa pare për familjen me nevojë, duke marr parasysh që pandemia e ka rrënu ekonominë familjare, shumë qytetarë kanë mbet pa punë dhe ne si familje vendosën që për këtë muajë të shenjtë që së paku buka në tryezat e tyre mos të mungojë”, ka thënë pronari i lokalit, Imri Lacaj.
Qytetarë e Lipjanit e kanë publikuar këtë njoftim në rrjete sociale për të njoftuar nevojtarët që kanë ku të marrin bukën falas.
COMMENTS