Ulpiana del me komunikatë zyrtare: Dënojmë çdo akt të dhunës, lojtari i urojm shërim të shpejt

Ulpiana del me komunikatë zyrtare: Dënojmë çdo akt të dhunës, lojtari i urojm shërim të shpejt

Serbët u munduan t’i shuanin, por familja Jashari vetëm sa po zgjerohet me shumë nipa e mbesa

Klubi i Ulpianës ka reaguar pas sulmit të ndodhur në përfundim të ndeshjes ndaj Ferizajit, teksa u sulmua gjyqtari kryesor nga tifozët vendas, Petrit Rama.

Klubi “bardhekaltët” ka dalë me një qëndrim zyrtar, teksa dënon ashpër dhunën e ndodhur ndaj gjyqtarit Rama.

Në fund klubi që njihet për fariplay në futbollin kosovar, i ka uruar shërim të shpejtë lojtarit Ismajli si dhe ka falenderuar klubin për mikpritje.

KOMUNIKATË ZYRTARE

KF ULPIANA, falenderon për mikëpritje KF FERIZAJI.
KF ULPIANA i dëshiron sherim të shpejtë lojtarit Thesar Ismajli

Ndeshja e zhvilluar sot në mes Ferizajt dhe Ulpianës është ndërperë në minutën e 94-të të takimit ku lojtar i skuadrës vendase Thesar Ismajli gjatë një dueli për top dhe gjatë rënjes në tokë është lenduar dhe gjendja ishte e rëndë dhe kritike, ku është dashur ndërhyrja e stafit mjekësor te të dyja ekipeve dhe falë ndërhyrjes së tyre gjendja iu është stabilizuar ku edhe është përcjellur për tretman mjeksorë në QSFerizaj. Gjatë kësaj nderprerje një tifoz ka hyrë në fushë dhe e ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjës e ky i fundit e ka ndërperë ndeshjen., në minutat shtesë ‘90+.

Ne KF ULPIANA distancohemi nga dhuna ndaj Gjyqtarëve të futbollit. Ne jemi në përkrahje të tyre. Respekte

KF ULPIANA LUTET për lojtarin, Thesar Ismajli i cili gjendet në spital dhe gjendja e tij vazhdon të jetë ende kritike, andaj ne si klub lutemi për shërimin e tij të shpejtë 🤲

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)