Skuadra e Ulpianës ka arritur të triumfojë në ndjeshen kundër Kikës.
Golat për skuadrën e Ademit janë shënuar nga Shala, Qerimi, Ahmeti, Kelmendi dhe Selimi ndërsa për Kikën golat u shënuan bga Ferati dhe Ramadani.
Vetëm edhe një fitore i duhet skuadrës së lipjanase për të fituar titullin e kampionit të Ligës së Parë, pozitë kjo e cila e rikthen Ulpianën në elitën e futbollit kosovar pas shumë vitesh.
Ndeshjen e fundit kampionale, klubi lipjanas e zhvillon me Ramiz Sadiukun në Prishtinë, ku fitorja për bardheblut është jetike, kurse nikoqirët tashmë e kanë siguruar ekzistencën./Ulpianapress/
COMMENTS