“Njeriu gol” tek Ulpiana, Bylykbashi: Do të jemi kundërshtar i vështirë për skuadrat e Superligës

“Njeriu gol” tek Ulpiana, Bylykbashi: Do të jemi kundërshtar i vështirë për skuadrat e Superligës

Konjufca tregon se a bashkohet Vetëvendosja në platformën e Veselit

Skuadra e Ulpianës ka fituar titullin në Ligën e Parë, grupi B, me ç’rast kanë arritur edhe të kalojnë në Superligë për edicionin 2021/22.

Një nga lojtarët më të mirë në ekipin e Ulpianës në sezonin që tashmë e kemi lënë pas ishte Bardh Bylykbashi, i cili me golat e tij e ndihmoi skuadrën e Fadil Ademit t’a arrijë qëllimin e madh.

Bylykbashi ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime në sezonin 2020/21 në Ligën e Parë, grupin B.

Por, golat e Bylykbashit kishin një rëndësi të veçantë. Golat e tij i sollën 15 pikë skuadrës së Ulpianës dhe ia mundësuan vendin e parë në tabelë.

21 vjeçari shënoi ndaj Kekut në dy ballafaqime, ndaj Ramiz Sadikut poashtu në dy ballafaqime (3 gola) dhe ndaj Flamurtarit në udhëtim. Golat e tij ishin deçiziv në rezultatin final.

Bylykbashi thekson se është shumë i lumtur që ka ndihmuar skuadrën e tij që të ngjitet në Superligë.

“Po normalisht që jam shumë i lumtur edhe vlen të ceket që kemi qenë prej fillimit në vend të parë. Në ekip ka qenë një atmosferë perfekte mes lojtarëve, shtabit teknik edhe kryesisë dhe kjo ka qenë njëra prej arsyeve kryesore pse tashme jemi në Superligë”, tha fillimisht Bardh Bylykbashi për ‘GazetaBlic Sport’.

11’shi i Ulpianës poashtu paralajmëron skuadrat e Superligës që klubi i tij do të jetë “arrë e fortë” edicionin e ardhshëm.

“Patjeter që tani na pret një punë më e vështirë, sepse niveli i Superligës dihet që është disa shkallë më lartë se Liga e Parë dhe për këtë gjë jemi të përgatitur që tani dhe premtojmë që do të jemi befasi dhe kundërshtarë shumë i vështirë për ekipet tjera të Superligës”, përfundoi Bylykbashi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)