Pa u mbushur gjysëm ore, reagon komuna e Lipjanit, largon mbeturinat tek QKMF-ja

Pa u mbushur gjysëm ore, reagon komuna e Lipjanit, largon mbeturinat tek QKMF-ja

E dëmtuara: Avokati mi kërkoi 40 mijë euro për trupin gjykues sepse tha ‘nuk fëlliqen me pak’

Pas publikimit të Ulpianapress dhe raportimit të qytetareve për gjendjen me mbeturina në afërsi të QKMF-së në Lipjan, pa u mbushur mirë gjysëm ore, kanë reaguar organet komunale të cilat i kanë eliminuar të gjitha mbeturinat të cilat gjendeshin jashtë shportave.

Raportimi i Ulpianapress-it për gjendjen jo të mirë ka ndikuar pozitivisht tek zyrtarët komunal të cilët sot i kanë larguar dhe e kanë pastruar të gjithë vendin nga mbeturinat.

Meritë të madhe ka edhe kompania »Pastrimi » e cila edhe pse nuk ka kontratë me komunën e Lipjanit për zbrasjen e shportave të qytetit, ajo nuk ka hezituar për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të cilët kishin adresuar kërkesën në drejtim të institucionit komunal.

Përgjigjja e shpejtë e komunës së Lipjanit ndaj kërkesave të qytetarëve, është shembulli më i mirë për të gjitha komunat e Kosovës se si institucioni duhet të jetë në shërbim të qytetarëve./Ulpianapress/

COMMENTS