Myzhde, nesër fillon asfslltimi i rrugës në qendër të Lipjanit

Myzhde, nesër fillon asfslltimi i rrugës në qendër të Lipjanit

81 vjeçari mohon ta ketë vrarë me sëpatë gruan e tij

Pritjeve të gjata, kolonave, e sirenave të shumta do t’u vijë fundi. Lipjani brenda pak ditësh do të ketë rrugë moderne në qendrën e qytetit.

Që nga nesër do të nisë riasfaltimi i rrugës së qendrës.

Lajmin e ka konfirmuar për Ulpianapress një burim mbrenda komunës së Lipjanit, percjell Ulpianapress.

“Arritëm në finale të punës, nesër nëse nuk shfaqet ndonje problem do të nisë riasfaltimi i rrugës së qendrës”, ka thënë ky burim gazetës.

Projekti i rregullimit të qendrës së qytetit ka disa muaj që ka nisur dhe pritet që t’i japë pamje të bukur e funksionale qytetit të bukur të Lipjanit.

Gjatë ditës së sotme drejtori i Shërbimeve Publike, Rasim Hasani ka vizituar nga afër punimet të cilat janë duke ndodhur në terren./Ulpiaananpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)