“I mërzitur që Messi theu rekordin, por i lumtur që e bëri këtë një jashtëtokësorë”

“I mërzitur që Messi theu rekordin, por i lumtur që e bëri këtë një jashtëtokësorë”

Ylli i Realit i jep ultimatum Zidanit: Më aktivizo ose ika te City

Batistuta ishte mërzitur në fillim kur Messi ia theu rekordin me fanellën e Argjentinës, por diçka e tillë tani e lumturon ish sulmuesin e Romës, Interit dhe disa klubeve tjera.

Një ndër më të mirët e Argjentinës, Gabriel Batistuta, ka bërë të ditur se ishte mërzitur kur Lionel Messi ia kishte thyer rekordin për gola të shënuar, por në anën tjetër është i lumtur që kjo u arrit siç ka thënë ai “nga një jashtëtokësorë”.

Messi theu rekordin e Batistutas prej 54 golave për Argjentinën në Copa America Centenario vitin e kaluar, që nga atëherë ka shkuar në shtatë gola diferencë.

“A u mërzita që Messi theu rekordin?, pak po”, tha ai për “Telefe”.

“Ishte një titull që e mbaja, nuk është si diçka tjetër. Ju shkoni nëpër botë dhe njerëzit thonë ‘ai është golashënuesi më i mirë i Argjentinës”.


“Unë kam shkuar 54, ndërsa Messi tashmë ka më shumë dhe besoj se do të vijnë edhe të tjera gola nga ai. Por, avantazhi është se unë arrita të jem i dyti pas një jashtëtokësori”, shtoi mes tjerash Batistuta. /Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)