“Aktrimi më jep mundësinë të përdhunoj femra të bukura”

“Aktrimi më jep mundësinë të përdhunoj femra të bukura”

Adriana Matoshi ‘stoliset’ me një tjetër çmim ndërkombëtar, këtë herë në Brazil

“Më pëlqen puna që bëj se më jep mundësinë që të bëj shumë gjëra; t’i shkul gurmazin ndonjë rivali dhe të përdhunoj femra të bukura”.

Këto komente të Jason Mamoas janë bërë në vitin 2011, gjatë diskutimeve për xhirimet e serialit Game Of Thrones, por videoja u përhap me shpejtësi e nxitur nga stuhia që ka përfshirë Hollivudin për ngacmimet seksuale, që nisi me regjisorin e famshëm, Harvey Weinstein.

Mamoa ka luajtur rolin e Khal Drogos, prijës i një fisi luftarak në serialin e famshëm dhe në sezonet e para të tij ka edhe një skenë ku përdhunon Daenerys Targaryen, luajtur nga Emilia Clarke.

Pas lumit të kritikave në rrjetet sociale, aktori 38-vjeçar po përmes rrjeteve sociale ka kërkuar ndjesë.

“U zgjova me reagimet e justifikuara të shumë njerëzve në lidhje me një shaka të shëmtuar që e kam bërë vite më parë dhe për të cilën më vjen keq. Komentet e bëra nga unë ishin të pavend dhe jam shumë i zhgënjyer me veten. E di që ndjesa nuk i fshin fjalët e rënda që kam thënë. Përdhunimi dhe ngacmimi seksual mund të prekë këdo dhe e kam vuajtur vetë tek njerëz të afërm të mi. Sinqerisht komentet e mia janë të shëmtuara, të papranueshme dhe kërkoj ndjesë për fjalët e rënda që kam thënë”, shkruan aktori./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)