Më në fund pas 12 vitesh, Ulpiana rikthehet në elitën e futbollit kosovar. Me të drejtë tifozët sot festojnë për këtë rikthim në Superligë, por festojnë edhe dashamirësit e futbollit lipjanas, pasi bëhet fjalë për skuadrën e qytetit.
Për nder të inkuadrimit në Superligë, klubi lipjanas sot organizon festë në stadiumin “Sami Kelmendi” duke filluar nga ora 18:00.
Në pamundësi që t’u dërgojë ftesë të gjithëve, KF Ulpiana i fton të gjithë sportdashësit lipjanans si dhe afaristë në këtë ditë festive.
COMMENTS