BE- ja do të investojë 2 milionë Janjevë

BE- ja do të investojë 2 milionë Janjevë

Nënkryetari Xhemajli uron 28 Nëntorin

Kryetari I Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ishte nikoqiri i përfaqësueseve të lartë të BE-së në Kosovë, ambasades kroate dhe përfaqësuesve të shumtë të misioneve të ndryshme vendor e ndërkombëtarë të cilët bashkërisht kanë vizituar Janjevën

Gjatë kësaj vizite janë prezantuar projektet e financuara nga BE-ja për ta ruajtur trashegeminë kulturore e fetare projekte këto që promovojnë edhe turizmin si dhe projektin për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës i cili do të kushtoj rreth 2 milion euro.

Bashkimi Evropian (BE), do të investojë 2 milionë euro në rindërtimin e 14 shtëpive në Janjevë në mënyrë që të ruhet trashëgimia kulturore në këtë vend, është zotuar shefi i këtij misioni, Tomas Szunyog.

“Kemi ardhur këtu që të vizitojmë këtë pjesë, sepse është një vend i veçantë dhe multi-kulturor, dhe kulturën këtu. E pamë për së afërmi situatën infrastrukturore dhe gjendjen e këtij komuniteti dhe ne duam ta ruajmë këtë pjesë dhe këtë vend sepse kjo i jep rëndësi turizmit të Kosovës”.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka falenderuar shefin e BE-së Tomas Szunyog si dhe përfaqësuesit e tjerë për investimet në Janjevë, duke theksuar se ky vend ka potencial për turizëm dhe zhvillimi i këtyre objekteve ka shumë rëndësi për Janjevën sepse ka monumente për të cilat ia vlen të investohet dhe të jetë shembull i zhvillimit edhe për qytetet e tjera.

“Është kënaqësi që t’i ndërtojmë këto objekte që do të ndikojnë në ruajtjen e këtyre monumenteve dhe u shprehim gatishmërinë insitucionale në të gjitha pikëpamjet që synimet të realizohen”, tha Kryetari Ahmeti.

Sepse Janjeva është vend atraktiv dhe se duhet që të investohet më shumë, u shprehen edhe përfaqësuesit e tjerë të misioneve të ndryshme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)