Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, sot në Qendrën Kulturore “Tahir Sinani”, në Lipjan është mbajtur akademi përkujtimore për nderë të 14 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.
Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli tha se sot po e shënojmë një ditë të veçantë, ditën e dëshmorëve të kombit të Komunës së Lipjanit të cilët do të nderohen përjetësisht dhe se vepra e tyre sublime faktoi dhe ndërtoi themelet e lirisë dhe të shtetësisë së vendit tonë.
“Ne, jemi sot këtu së bashku për t’i nderuar dëshmorët e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës dhe do t’i nderojmë përjetësisht duke punuar me përkushtim për realizimin e idealit të tyre, për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Nderi dhe respekti më i madh që mund të bëhet për dëshmorët është ndërtimi i institucioneve të fuqishme dhe kredibile. Ideali i tyre ka qenë liria, sakrifica dhe shtetëndërtimi, prandaj nuk ka kuptim ideali i tyre pa shtetëndërtimin e fuqishëm të këtij vendi” tha ndër të tjera nënkryetari Xhemajli.
Në fund të kësaj akademie përkujtimore u shfaq dokumentari për dëshmorin “Vezir Kolshi”.
COMMENTS