Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka treguar se çfarë konsideron ‘hipokrizi të politikës botërore’.
“Fuqitë botërore kanë luajtur një rol kur mendonin se është e mundur t’i caktojnë kufijtë në Ballkan pasi ky rajon nuk është pjesë e BE-së. Kjo është një hipokrizi e politikës botërore”, ka thënë Daçiq për të përditshmen ruse ‘Izvestia’.
Ai ka shtuar se Beogradi do të mbetet ndjekës i parimeve dhe demokracisë evropiane por nuk do të sakrifikojë pavarësinë, transmeton lajmi.net.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen tonë, ne do të bashkëpunojmë me fqinjët tanë dhe do të përpiqemi të zgjidhim problemin”.
I pyetur nëse Serbia do të vendosë sanksione ndaj Rusisë me kërkesën e Perëndimit, ai ka thënë se marrëdhëniet miqësore me këtë shtet do të vazhdojnë.
“Me Rusinë duam të mbajmë bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe marrëdhënie miqësore në fushën politike, ekonomike, shkencë, kulturë, arsim si dhe mbrojtjen, sigurinë dhe industrinë ushtarake. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Prandaj, Serbia do të mbetet e qëndrueshme në politikën e saj dhe nuk do t’i bashkohet anti-sanksioneve evropiane. Për më tepër, ne shpresojmë dhe duam të shpejtojmë sanksionet në Rusi sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur ministri serb.
Sipas tij, Serbia e dëshiron BE-në, por kurrë nuk do të veprojë kundër interesave kombëtare dhe nuk do të fus sanksione ndaj miqve.
COMMENTS