Komuna e Lipjanit vazhdon bashkëpunimin me UNICEF-in për “Komunën Mike për Femije”

Komuna e Lipjanit vazhdon bashkëpunimin me UNICEF-in për “Komunën Mike për Femije”

Dështon Kryesia e Kuvendit, përsëri nuk ka kuorum

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti së bashku me Drejtoreshen e DKRS-së Anila Reçica, sot kanë pritur në takim zëvendës Shefen e zyrës së UNICEF Znj. Larissa Bruun, me të cilën kanë diskutuar për vazhdimin e Memorandumit te Mirekuptimit per “Komunën Mike për Fëmijë” deri në vitin 2025 aq sa zgjat edhe cikli i ri i Programit të UNICEF-it 2021-2025.
Kryetari Imri Ahmeti, falënderoi përfaqësuesit e UNICEF për bashkëpunimin, duke theksuar se Lipjani tashmë është komunë mike e fëmijëve, është duke u punuar në vazhdimësi të përmirësohet jeta por edhe drejtat e fëmijëve dhe ky bashkëpunim me UNICEF do të promovoj edhe më tutje vizionin që fëmijët në Komunën e Lipjanit do të jenë të lumtur të mësojnë dhe rriten në një komunitet të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)