Skuadra e Ulpianës gjatë ditës së sotshme ka nënshkruar me trajnerin e njohur nga Shqipëria, Edlir Tetova.
Ish-ndihmëstrajneri i Tiranës do të jetë pjesë e stafit lipjanas sezonin e ardhshëm, transmeton Ulpianapress.
Ai ka punuar si ndihmëstrajner në KF Tirana, kurse në CV e tij të pasur si lojtar figurojnë edhe kupa e Shqipërisë me Teuten në vitin 2000 si dhe kampion me Elbasanin ne vitin 2005-06.
Tetova e zëvendëson Ademin i cili do të jetë ndihmës i tij.
Tetova do të zyrtarizohet si trajner i klubit bardhekaltër në ditët në vijim./Ulpianapress/
COMMENTS