Arbëria s’humbet kohë, ikën Morina, trajneri i ri është Gashi

Arbëria s’humbet kohë, ikën Morina, trajneri i ri është Gashi

LAJMI I FUNDIT: Vetëvendosje e vetmja parti në Kosovë që e ka këtë gjë

KF Arbëria është bërë me trajner të ri, transmeton Ulpianapress.

Skuadra e Ligës së Parë, ka vendosur t’ia besojë udhëheqjen e bankinës legjendës së futbollit lipjanas, Jeton Gashi.

Gashi do të zëvendësojë në pankinën e kuqezinjëve, Arnor Morinën që tashmë është larguar.

Klubi dobrajas pritet që shumë shpejtë t’a bëjë edhe prezantimin e trajnerit lipjannas i cili më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura evropiane si futbollist.

Bashkë me Jeton Gashin në stafin teknik priten të jenë edhe Diamant Kadriolli si dhe Ylber Statovci, tjetër emër që njihet në futbollin dobarjas.

Jeton Gashi në karrierën e tij si trajner ka drejtuar edhe skuadra si Ulpiana dhe KF Lipjani./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)