Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka proceduar në qeveri dy pika me të cilat kjo ministri përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane.
“Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe Koncept Dokumenti për Suspendimin e Zyrtarëve Publikë, ndaj të cilëve ngriten aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, do ta fuqizojnë edhe më shumë integritetin e institucioneve tona në luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ai ka shtuar se me miratimin e këtyre akteve, Kosova do të ketë një politikë të konsoliduar shtetërore që përçon mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë, pa përjashtim, do të jenë subjekt i tij./Lajmi.net/
COMMENTS