Kur Pacolli vizitonte Moskën, dëgjojeni si flet ai rusisht

Kur Pacolli vizitonte Moskën, dëgjojeni si flet ai rusisht

Mësimdhënësit në grevë, por pagat e janarit i morrën

Behxhet Pacolli, si biznesmen ishte ngritur në Rusi dhe Kazakistan, pasi atje kishte arritur që të ndërtoj edhe godinat më të larta qeveritare.

Në kohën sa Rusia udhëhiqej nga Boris Jelsini, kompania e tij e ndërtimet “Mabetex” në operën e Moskës dhe Pallatin e Kremlinit, ishte hetuar nën akuza se “Mabetex” kishte paguar 66 milionë dollarë komisionit dhe oficerëve rusë, por që lidhur me këtë prokuroria zvicerane nuk kishte pasur prova dhe hetimet ishin ndërprerë.

Pas akuzave, Behgjet Pacolli si udhëheqës i kompanisë, në atë kohë kishte dalë në një konferencë për media në Moskë, ku kishte mohuar akuzat.

“Puna jonë është të nënshkruajmë sa më shumë kontrata që të jetë e mundur dhe të punojmë, kjo është ajo që na intereson”, kishte thënë Pacolli n gjuhën ruse para mediave në Moskë, transmeton Magazina.al

Më vonë kompania “Mabetex” ishte shpallur e pafajshme, pasi për akuzat për ryshfet nga Presidneti Jelsin, nuk ishin vertetuar asnjëherë, transmeton Magazina.al
Disa vite më vonë, Pacolli u kthye në Kosovë, duke u bërë pjesë e politikës, ndërsa sot ai udhëheq me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, duke pohuar se nuk ka më asnjë lidhje më me Rusinë nga ku kishte ngritur biznesin e tij.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)