AKR e Lipjanit ka vendosur që në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Lipjanit ta mbështesë kandidatin e LDK-së, Imri Ahmeti.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë një takimi me strukturat e LDK-së i cili ka bërë të ditur se kryetari i AKR-së së Lipjanit, Fauz Xhemajli së bashku me kryesinë e partisë kanë kaluar në LDK.
Ndërsa, Xhemjali shkurtimisht ka thënë se do të punojnë së bashku për një fitore bindëse./Ulpianapress
COMMENTS