“Serbët dhe shqiptarët pajtohen vetëm në një pikë”

“Serbët dhe shqiptarët pajtohen vetëm në një pikë”

Komuna e Lipjanit po vazhdon të ndihmon Janjevën, miell, pako ushqimore e higjienike

Tryeza e dytë e dialogut të brendshëm për Kosovën është mbajtur sot në “Pallatin e Serbisë”, kësaj radhe e organizuar nga Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë ministri i Arsimit të Serbisë, Mladen Sarçeviq, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq dhe sekretari i Përgjithshëm i presidentit serb, Nikolla Selakoviq.

“Ideja e këtij takimi është që shkencëtarët në formë të shkurtër të ndajnë rezultatet e studimeve shkencore dhe projektet kërkimore që lidhen me aspekte të ndryshme të problemit të Kosovës, si ato historike, arkeologjike, etnografike, sociale, demografike, sociologjike etj. Thjesht, për t’u angazhuar në dialog dhe për të shprehur lirshëm mendimet e tyre, pikëpamjet, idetë dhe sugjerimet”, ka thënë Sarçeviq, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, drejtori i Institutit të Historisë Bashkëkohore, Momçillo Pavlloviq mendon se zgjidhja është në integrim më të gjerë pasi sipas tij, historia e ka treguat këtë.

“Sot serbët dhe shqiptarët pajtohen vetëm në një pikë dhe kjo është BE-ja. Prandaj integrimi më i gjerë mundëson që të ketë përparim në këtë fushë”.

Zgjidhja tjetër, tha ai, është krijimi i një bashkësie të vendeve të lira të Ballkanit, e cila është njohur edhe në histori.

Pavlloviq ka shtuar se këtë lloj të dialogut duhet ta marrin në konsideratë edhe fuqitë e mëdha duke marrë parasysh interesat e tyre në Ballkan.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)