Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan ka nisur përplasjet pas përgatitjes së listës për asamble derisa të gjithë kanë synuar të radhitën në dhjetëshen e parë të kësaj liste.
Sipas burimeve të KOHËS, përplasjet më të mëdha kanë nisur derisa kryetari i kësaj dege Hyzer Rizani, ka synuar që “shokët” e vet t’i vendosë në dhjetëshen e parë të listës.
“Jemi fjalosur sepse fillimisht kryesia vendosi që njeriun më të afërt të kryetarit Rizani ta largoi nga bartësi i listës, pastaj ka pasur fjalosje për renditjen e emrave sepse synimet e individëve kanë qenë që dhjetësha e parë në listë të jetë me njerëzit më të “afërt” të kryetarit Rizanit”, ka thënë burimi, duke shtuar se në këtë listë ka individ që asnjëherë nuk kanë dhënë kontribut për partinë dhe asnjëherë nuk i është dëgjuar zëri si aktivist i saj.
Koha ka provuar të marrë një deklaratë nga kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Ndërkohë ky subjekt tashmë ka dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, por ajo që vërehet se në këtë listë figurojnë shumë emra të rinj të cilët për herë të parë ia kanë mësyrë këtij rrugëtimi. Në këtë listë të cilën e ka siguruar Koha vërehet një pjesëmarrje me rreth 30 për qind të gjinisë femërore.
COMMENTS