Jeton Gashi është ndarë i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë, derisa në deklaratën e tij pas ndeshjes ka theksuar se kanë luajtur ndaj tre referëve.
Ekipi dobrajas në ndeshjen e parë hapëse të javës së parë nuk kanë arritur me shumë se një barazim ndaj Flamurtarit me rezultat 1:1, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të Ligës së Parë në Grupin B.
Kryetrajneri i Arbërisë, Jeton Gashi në intervistën e dhënë tha se kanë luajtur ndaj tre referëve.
“Pjesën e parë e kemi dominuar plotësisht lojën edhe pse kemi luajtur ndaj tre referëve. Këtu gjëra duhet me u pa në futbollin e Kosovës, pasi akoma është marre se lojtari kundërshtari ishte në vij të portës referi anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, këtë nuk e kam ndëgjuar asnjëherë.
Ndërsa sa i përket lojës, lojërat e para janë gjithmonë të vështira dhe kundërshtari ishte mjaft i fortë, unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mir por shpresoj që ndeshjet tjera të mos shohim këso referë”, tha Gashi.
/Gazeta Sheshi/
COMMENTS