Ka përfunduar asfaltimi i rrugës Lluga-Radevë një projekt ky shumë i rëndësishëm për banorët që jetojnë në këtë pjesë.
Rregullimi dhe asfaltimi i rrugës Lluga-Radevë do të mundësoj banorëve qasje më të lehtë për të arritur në destinacionin e duhur, Komuna e Lipjanit tashmë ka edhe një rrugë më shumë që lidhë me komunat fqinje.
Banorët e fshatrave për rreth janë shprehur mirënjohës ndaj Kryetarit Imri Ahmeti për përkushtimin e treguar ndaj asfaltimit të kësaj rruge duke thënë se kjo ka qenë kërkesë e tyre.
COMMENTS