Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët e VV-së, Adnan Rrustemi, sot ka organizuar një takim me kandidatët për asamble komunale.
Ai tha se gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e angazhimit nga ana e secilit për zgjedhjet komunale që po afrohen.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe deputeti i kësaj parite, Armend Muja, percjell Ulpianapress.
‘’Sonte mbajtëm takimin e parë mobilizues me kandidatët për Kuvendin Komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të Qendrës sonë.
Në takim, në të cilin ishte i praishëm edhe deputeti Armend Muja, kishim mundësi të diskutonim bashkërisht për rëndësinë e angazhimit nga ana e secilit për zgjedhjet komunale që po afrohen.
Ndërmjet idesh e diskutimit të ndërsjellë konstruktiv, patëm rastin të njiheshim më mirë me njëri-tjetrin e të flisnim bashkë. Kuptohet, me distancë fizike e maska e pa shtrëngim duarsh, energjia pozitive e entuziazmi i secilit ishin të pranishme përgjatë gjithë takimit, sikundër edhe tek secili qytetar që po takojmë’’, ka shkruar Rrustemi në Facebook./Ulpianapress/
COMMENTS