Veteranët lirohen edhe nga pagesa në hyrje të QKUK’së

Veteranët lirohen edhe nga pagesa në hyrje të QKUK’së

Komuna e Lipjanit mundëson komunikimin elektronik me mjekun

Që nga dita e nesërme veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mund të futen në QKUK pa e kryer pagesën digjitale. Ata pritet që të lirohen nga pagesa pas konsultave që pjesëtarë të OVL’së kanë pasur këto ditë me zyrtarë të QKUK’së.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Basri Sejdiu ka konfirmuar të hënën për Gazetën Express se veteranët do të lirohen nga pagesa digjitale për hyrje në parkingun e QKUK’së. Ai ka thënë se për këtë punë gjatë ditës së nesërme do të ketë konsulta me menaxherët e kontratës, si dhe me bordin e SHSKUK’së.

“Jo në bord. Do ta diskutojnë me menaxherët e kontratës dhe besoj që do të lirohen nga kjo pagesë. Nesër do të flasim më shumë rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Sejdiu.

Zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së gjithashtu konfirmojnë se rreth kësaj çështjeje kanë biseduar edhe me zyrtarë të QKUK’së. Hysni Gucati nga OVL e UÇK’së i ka thënë të hënën Expressit se ka marrë premtime nga ana e zyrtarëve të QKUK’së për lirimin nga pagesa, ndonëse për këtë punë ai thotë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje të konkretizuar.

“Ne kemi pas një takim me zëvendësministrin e Shëndetësisë si dhe drejtorin e QKUK’së. Jemi pajtuar me menaxhmentin e QKUK-së, që të gjitha kategoritë t’i parkojnë automjetet e tyre në ambientin e QKUK-së pa pagesë, mirëpo ende nuk e kemi zyrtarizuar me dokumentacione. Kjo pritet të ndodhë në këto ditë, sepse me shërbimin spitalor kemi raporte mjaft të mira në këtë drejtim”, ka thënë Gucati.

Ai ka shtuar se ky shërbimi i parkimit dhe hyrjes pa pagesë në QKUK është i domosdoshëm për ish-pjesëtaret e UÇK’së.

Megjithëkëtë, që nga futja në funksion e pagesës digjitale në hyrje të QKUK’së, veteranët kanë paguar që nga momenti i marrjes shumën prej 50 centëve, prej 30 minuta e deri në një orë qytetarët do të duhet të paguajnë 1 euro, ndërsa pas një ore qëndrimi pronari i veturës do të paguaj nga 50 cent për çdo orë të ardhshme. Nga pagesa fillimisht janë liruar pacientët të cilët janë në dializë, ata të Klinikës së Onkologjisë, si dhe të gjitha veturat zyrtare në vend./G.H/GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)