Futbollisti i njohur, Denis Haliti, ka vendosur që ta braktisë futbollin e Kosovës.
Mbrojtësi i majtë ka vendosur që t’i bashkohet familjes së tij në Zvicër.
Haliti u transferua te Ulpiana gjatë merkatos së verës, por tani ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij te kjo skuadër.
Klubi nga Lipjani përmes një postimi në faqen zyrtare ka falënderuar Halitin, duke i uruar shumë suksese në vazhdim.
Shkrimi i plotë nga KF Ulpiana:
Faleminderit përzemërsisht Denis Haliti për këto ndeshje emocionuese.
Mbrojtësi i majt i afruar përgjatë merkatos së verës ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij në klubin tonë. Deni po udhëton drejt Zvicrrës për t’iu bashkuar familjes dhe sigurisht për të vazhduar karrierën në shtetin helvetik.
Kontributi i Denit për klubin dhe fanellën e Ulpianës do të mbahet mend gjatë, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë DENIT! Shumë suksese në vazhdim djalosh i artë!
Krejt në fundë, Deni, nuk po të themi lamtumirë, vetëm mirupafshim.
COMMENTS