Analisti Fatos Lubonja ka komentuar heshtjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir pas ngjarjes së ndodhur në Elbasan disa ditë më parë, ku një biznesmeni iu gjetën patentat e tij.
Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Lubonja thotë se Tahiri ka heshtur deri më tani, pasi e ka të vështirë të gjejë një alibi.
Nga ana tjetër, sipas tij, nëse do të krijonte një alibi, do të rrezikonte të zbulohen detaje të tjera.
“Heshtja e Tahirit ndoshta është më e lehtë për t’u kuptuar. Ka të bëjë me atë se ndoshta e ka të vështirë të gjejë një alibi, dhe mund të krijojë problema të tjera. Në rast se do krijonte ndonjë alibi, do të rrezikonte të zbulohen detaje të tjera. Ndaj ka zgjedhur të heshtë për interesat e tij. Ajo që intereson gjithsesi është të bëhen shumë fjalë, shumë zhurmë, të krijohet një polarizim, dhe të thonë o me në, o me ata. Ndaj përpiqen ta politizojnë rastin”, u shpreh analisti fatos Lubonja. /BW/
COMMENTS