Biznesmeni Fadil Sopa na ka ofruar një model të njeriut të suksesshëm, që suksesin e tij kërkon me ngulm ta ndajë me njerëzit

Biznesmeni Fadil Sopa na ka ofruar një model të njeriut të suksesshëm, që suksesin e tij kërkon me ngulm ta ndajë me njerëzit

Tika-Taka Ulpiana, epoka “e re” ka nisur, Pozherani viktima e parë

Shkruan: Granit Duriqi

Fadil Sopa është një biznesmen intelektual, u rritën bashkarisht me biznesin që e drejton, »7 Vëllezërit », emër i njohur tashmë në gjithë Kosovën.Ashtu siç jam ndjerë komod në bashkëbisedim me të për çështje të ekonomisë, financës, apo politikave monetare, etj, ashtu jam ndjerë në siklet teksa më ka rastisur të jem i pranishëm në biseda të tij me palë të tjera nga niveli “shkatërrues” i njohjes së fushave të tjera si inxhinieri, energjitikë, mjedis, histori, etj.

Fadili, ose modeli i biznesmenit në Kosovë:

Fadil Sopa është sfidanti i vështirësive, ndaj në këndvështrimin tim, e kam vlerësuar prej shumë kohësh si një model të veçantë bamirësi dhe si një filantrop shumë fisnik. Duke e njohur që moti kam ndërtuar një profil në mendjen time për të, pra kryesisht duke “vjedhur” informacionin në rrugë relatash shoqërore, por të shoqëruara me një kuriozitet të veçantë nga ana ime. Nuk do të merrem aspak në këtë shkrim të shkurtër me analizën time se cilat cilësi e dërguan Sopen në shkallën e një biznesmeni të suksesshëm. Jo, se nuk i’a vlen si analizë, pasi gjithashtu është një model për t’u ndjekur, por vetëm me përmasën e tij njerëzore, e cila e shkëput cilësisht nga homologët e vet, që e rrethojnë e që na rrethojnë edhe ne në jetën e përditshme. E kjo, siç e përmenda edhe më lart, është përmasa filantrope e Sopes. Kushdo që e provoi, apo dëgjoi për mënyrën se si mund t’i kërkohet ndihmë biznesmenit në fjalë, e kuptoi që bamirësia e këtij biznesmeni nuk ndalon aty. Pra, nuk është thjesht një bamirësi. Ka një karakteristikë interesante sjellja e këtij biznesmeni me njerëzit, të cilëve i’u ofron ndihmën e vet. Ai kërkon me ngulm, që ndihma e tij të mos jetë thjesht një donacion, por një investim. Dhe kjo sjellje, padyshim që është e përshkallëzuar, që nga sjellja me të afërmit e vet të ngushtë, deri tek njerëz që i ka takuar për herë të parë. Kjo lloj bujarie tregon modelin e një njeriu të suksesshëm, i cili jo vetëm nuk është xheloz për suksesin e të tjerëve, por përkundrazi kërkon ta ndajë suksesin e tij me njerëzit. Janë të panumërta rastet e donacioneve të tij dhe shumat e parave, që ka dhënë janë të larmishme. Por, ajo që e veçon nga shumica e biznesmenëve donatorë të zakonshëm, është cilësia dhe suksesi, që Sopa kërkon me zgjuarsi nga kërkuesit e donacioneve të tij. Do ta ilustroj këtë që thashë më lart vetëm me shembullin e kontributit të Fadil Sopes për sportit lipjanas, vitin e kaluara, rast në të cilin ky bizensmen shpirtëbardhë dha më shumë se dyfishin e kërkuar me kushtin që ekipi të kishte sukses, një sukses i cili erdhi me kalimin e ekipit në Superligën e bashketbollit kosovar, gjë që ishte një dhuratë shumë e çmuar për të gjithë sportistët e vendit tonë, pjesmarrës në shumë donacione tjera të ndryshme, financues për ndërtimin e shumë shtëpive për të pastreëhët.Ja pse filantropia është një “sport i vështirë”. Dhe Sopa e ka këtë cilësi si biznesmen filantrop.

May be an image of 1 person and text

Që të jesh një filantrop, nuk mjafton vetëm të kesh ca para mënjanë:

Kjo është analiza ime e shkurtër, modelin për të cilën e mora tek njohja personale me biznesmenin Fadil Sopen. Padyshim që nuk mjafton vetëm të kesh para. Së pari, që të jenë të tillë, këto njerëz e kanë të domosdoshme dëshirën për të ndihmuar të tjerët, pra bujarinë, ose përmasën njerëzore të bamirësisë. Ndoshta, vështirësitë e rinisë së hershme patjetër që kanë ndikuar që Fadil Sopa të spikasë me bujarinë e tij, e cila, siç thashë është e shumë përmasave. Së dyti, filantropët janë intelektualë. Bamirësit mjaftohen me dhënien e një shume parash, apo ndihme tjetër, në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq fillojnë edhe të japin “këshilla”. Fadil Sopa është një biznesmen intelektual. Ashtu siç jam ndjerë komod në bashkëbisedim me të për çështje të ekonomisë, financës, apo politikave monetare, etj, ashtu jam ndjerë në siklet teksa më ka rastisur të jem i pranishëm në biseda të tij me palë të tjera nga niveli “shkatërrues”i njohjes së fushave të tjera si inxhinieri, energjetikë, mjedis, histori etj.

May be an image of 1 person and text

Ndërtimi i modeleve dhe promovimi i tyre:

Modelet janë shumë të vështira për t’u ndërtuar, por të domosdoshme. Ashtu si në shumë industri, ku prodhimi i një produkti të caktuar duhet paraprirë nga modeli përkatës, edhe në shoqërinë njerëzore ndërtimi i modeleve është i domosdoshëm. Ndryshimi është se në shoqërinë njerëzore modelet bëhen vetë të tillë. Ajo që të tjerët duhet të bëjnë, është t’i ndjekin këto modele dhe të mundohen t’i perfeksionojnë tek vetja. Në rastin e modelit human, cilësia e një shoqërie duket kur këto modele njerëzore i promovon sa më shumë. Duke bërë këtë, shoqëria pra, i bën një nder të madh vetes dhe të ardhmes së saj. Biznesmeni Fadil Sopa na ka ofruar një model të njeriut të suksesshëm, që suksesin e tij kërkon me ngulm ta ndajë me njerëzit. Ja, pra, ku është një shembull, që e kemi kaq afër, që duhet të gjejmë 100 mënyra se si t’a ndjekim. Jo thjesht se e kam mik, por se jam i bindur që është një model, që me vlen mua e iu vlen të gjithëve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)