Kryetari i komunës së Lipjanit dhe kandidati për të marrë sërish drejtimin e kësaj komune, Imri Ahmeti [LDK] ka ndarë “transparometrin” komunal të KDI-së për t’i bindur qytetarët se Lipjani ishte kounë shumë transparente.
Këto të dhëna bazohen prej muajit janar e deri në muajin qershor dhe e rendisin Lipjanin në vendin e dytë në Kosovë.
Para Lipjanit është vetëm Rahoveci me dy pikë më shumë.
Lipjani ka arritur 81 pikë për transparencë, ose tetë pikë më shumë se Prishtina – kryeqyteti i Kosovës, përcjell Periskopi.
“Transparenca është dhe do të jetë parimi jonë i palëkundur.” – është shprehur Imri Ahmeti.
COMMENTS