Kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi thotë se 7 mijë punëtorë ikën nga Prishtina për shkak të ikjes së investitorëve nga kryeqyteti. Sipas tij, kjo e dëshmon më së miri qeverisjen nga ana e Shpëne Ahmetit në Prishtinë.
“Investitorët janë ik nga Prishtina dhe kjo është dëm për Prishtinën. Është dëm me ikë pesë mijë deri në 7 mijë punëtorë të cilët janë zhvendosë në Fushë Kosovë, në Lipjan, në Gjilan dhe një numër i madh i investitorëve investon edhe në Shqipëri. Ky është fakt që në Prishtinë nuk ka pasë ndonjë zhvillim i ndonjë lagjeje të re’, tha Abrashi në Klan Kosova.
Ndërkohë Abrashi ka shpalosur projektet e tij duke thënë se në kuadër të urbanizmit do të punojnë në projekte që kanë penguar zhvillimin e Prishtinës.
“Ka objekte shumëkatëshe që nuk janë pranuar nga komuna dhe është pengesë për familjet dhe investitorët”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.
“Tek urbanizmi që lidhet me Prishtinën është legalizimi, është pjesë qendrore, por duhet lobuar te institucionet qendrore që të ndodhë sa më shpejtë. Ka lagje që kanë problem me ndërtimet nëpër prona”, ka thënë ai në debatin në Klan Kosova, ku përballë e ka kundërkandidatin nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.
“Planet rregullative do të fillojnë me fokus të veçantë në Kodrën e Trimave që ka mbet më e pa zhvilluar se lagjet tjera. Plan rregullativ me urgjencë do të jetë ai në qendër në pjesën e Dodonës dhe lagje tjera si Veterrniku dhe Emshiri”, ka thënë Abrashi.
Abrashi ka thënë se po dëgjon arsyetime nga Ahmeti, por që nuk është bërë zgjidhje.
“Qytetari nuk do që të dëgjojë ankesa, do që të bëhet zgjidhje”, ka thënë ai, derisa ka folur për urbanizmin.
“Njerëzit nuk kanë në flet poseduese shtëpitë dhe kjo nënkupton mos zhvillim të atyre familjeve”.
“Mendoj që është lehtë të flitet, për transparencë, por në qytet është e kundërta. Në faqen e Prishtinës janë larguar të gjitha lejet dhe kjo është tendencioze dhe nuk mund të flasim për ankesa. Nuk ka pasur qasje pragmatike për zgjidhjen e problemeve”, ka thënë ai.
COMMENTS