LVV-ja në Lipjan inicion procedurë për shpifje e fyerje ndaj dy faqeve të rrejshme

LVV-ja në Lipjan inicion procedurë për shpifje e fyerje ndaj dy faqeve të rrejshme

Isufi nuk komenton deklaratat e ambasadorëve për demarkacionin

ëvizja Vetëvendosje, dega në Lipjan, ka iniciuar rast në Polici ndaj dy faqeve të rrejshme në “Facebook” të cilat sipas këtij subjekti kanë fyer kandidatin për kryetar të komunës Adnan Rrustemi. Njëra nga këto faqe kishte shkruar se “Pasi humbi edhe në fshatin e tij, Adnan Rrustemi, i LVV-së iu tregon gishtin e mesit qytetarëve të Lipjanit”.

Kjo ka nxitur reagimin e LVV-së me arsyetim se fotografitë e publikuara nëpër rrjete sociale janë të montuara me qëllim të keq.

Nëpërmjet një komunikate, ky subjekt ka sqaruar se kanë bërë fushatë të qytetëruar e të bazuar në program, e jo në fyerje.

“Në fund të procesit, ua kemi uruar fitoren. Por, si të pagdhendur e nga deliri, sot, tri ditë pas zgjedhjeve, paskan filluar fushatën e tyre me shpifje e manipulime kundër deputetit tonë, Adnan Rrustemi. Ne sot, dy faqet që kanë shpifur i kemi raportuar në polici dhe policia ka hapur hetimet. Ata që qëndrojnë pas duhet të japin përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

Sipas tyre ashtu siç kanë bërë fushatë aktive, do të bëjnë edhe opozitë aktive.

“Ata që kanë fituar, le t’i kryejnë punët për të cilat janë zotuar, e mos të merren me ne. Shtrohet pyetja, çfarë zori kanë, tash që kanë fituar?! Po e ndjeni që nuk do të keni mundësi që ta shfrytëzoni mandatin e tretë ashtu siç e keni përfytyruar, për veti?! Apo tri ditë pas zgjedhjeve doni ta largoni vëmendjen nga planet ogurzeza që keni për këto katër vite”, thuhet më tej në komunikatë, duke shtuar se LVV-ja do të jenë këtu për t’i monitoruar e mbikëqyrur institucionet komunale, andaj çdo abuzim e keqpërdorim do ta raportojnë e publikojmë. Sipas LVV-së, angazhimi i tyre është larg përtej një palë zgjedhje, andaj kanë bërë me dije se “Këtu jemi e këtu do të na keni”.

Koha ka provuar por gjatë së mërkurës nuk ka arritur të marrë edhe një qëndrim nga Policia e Kosovës në Lipjan lidhur me këtë rast.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)