Kjo është 19 vjeçarja nga Lipjani, e dyta më e votuar për asamble

Kjo është 19 vjeçarja nga Lipjani, e dyta më e votuar për asamble

Operacion i rrallë i kryer me sukses nga mjeku lipjanas Dr.Xheladin Rizani dhe ekipa ndihmëse

Albiona Tasholli edhe pse për herë të parë në garë dhe e re në moshë si 19 vjeçare, ajo doli e dyta më e votuar nga të gjitha kandidatet femra që ishin në garë për asamble në komunën e Lipjanit.

Tasholli, vjen nga Gadimja e Lipjanit dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e 17 tetorit arriti të marrë 480 vota, shkruan Infokus.

Lajmin e ka brë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
19 vjeçarja pas këtij rezultati të kënaqshëm, ka premtuar se do të jetë zë i denjë i të gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh politike, duke e konsideruar besimin e dhënë, si përgjegjësi në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Lipjanit.Më poshtë gjeni postimin e saj në rrjetin social Facebook.

Shënimi i Albiona Tashollit:

Të dashur qytetarë,
Së pari ndjejë obligim të ju falenderoj secilin prej jush!

Në këtë sfidë politike,për mua ishte hera e parë që po kandidoja për Asamble Komunale,me mbështetjen,besimin dhe votën tuaj arrita ta siguroj ulësen në Kuvendin Komunal të Lipjanit!

480 𝘃𝗼𝘁𝘂𝗲𝘀𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶, 𝗷𝘂 𝗳𝗮𝗹𝗲𝗺𝗶𝗻𝗱𝗲𝗿𝗶𝘁 𝘀𝗲𝗰𝗶𝗹𝗶𝘁!
Faleminderit për besimin në mua duke më renditur si 𝗳𝗲𝗺𝗿𝗲̈𝗻 𝗲 2-𝘁𝗲̈ më të votuar në Lipjan!

Jam e emocionuar dhe mirënjohëse që më votuat mua dhe faleminderit për të gjithë votuesit e kryetarit Imri Ahmeti!

Faleminderit qytetarë të 𝗟𝗶𝗽𝗷𝗮𝗻𝗶𝘁,
Faleminderit bashëvendës të 𝗚𝗮𝗱𝗶𝗺𝗲𝘀,
𝗣𝗘̈𝗥𝗝𝗘𝗧𝗘̈𝗦𝗜𝗦𝗛𝗧𝗘̈ 𝗠𝗜𝗥𝗘̈𝗡𝗝𝗢𝗛𝗘̈𝗦𝗘 𝗡𝗗𝗔𝗝 𝗝𝗨𝗦𝗛!

Unë do të jem një asambleiste e denjë e të gjithëve ju, pa dallim bindjesh!

Të jem në Kuvend për mua është përgjegjësi,tash e tutje do të punojmë bashkë për të përmirësuar jetën në komunën tonë në vazhdimësi!

Ju paça përherë e qofshi të bekuar!

E juaja,Albiona!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)