Kandidatja për asamble të Lipjanit nga radhët e VV-së, Shahadije Bikliqi-Dragacina, ka dal të jetë kandidatja më e votuar nga radhët e kësaj parite.
Dragacina ka marrë mbi 200 vota dhe kështu ka fituar të drejtën të jetë asambliste në mandatin katërvjeçar, transmeton Ulpianapress.
Shahadije Bikliqi-Dragacina përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë ata që ia kanë besuar votën e tyre.
Postimi i plotë i Dragacinës:
Te nderuar/a
Sipas rezultateve preliminare, ju votues te dashur me keni dhene besimin qe per kater vitet e ardhshme te jem pjese e Kuvendit Komunal ne Lipjan.
Ju falenderoj perzemersisht per kete mbeshtetje dhe ju siguroj nga pozita e Anetares se Kuvendit qe ne menyre aktive do te marre pjese per te kontribuar ne ndertimin e politikave zhvillimore dhe ngritjen e mireqenies se qytetareve.
Gjithashtu, pergjate tere ketij mandati komunikimi yne do te jete i hapur dhe do te ngrise zerin per çdo çeshtje te rendesishme per komunen tone.
Me respekt,
COMMENTS