Kryetari i Shtimës, Naim Ismajli, njihet për afërsinë që ka me qytetarët, por edhe për orarin e gjatë të punës në teren, transmeton Ulpianapress.
Megjithëse ditë vikendi, Ismajli së bashku me stafin e tij kanë inspektuar punimet që po bëhen në rregullimin e kanalizimit për ujëra të zeza përgjatë rrugës “15 Janari” në fshatin Reçak.
Ai ka thënë se moti i mirë ka mundësuar që punët të ecin mjaft mirë dhe kështu do të vazhdojmë deri në kompletimin e përgjithshëm të infrastrukurës së fshatit Reçak.
Postimi i tij:
‘’Bashkë me stafin tim profesional kam inspektuar punimet që janë duke u realizuar në rregullimin e kanalizimit për ujëra të zeza përgjatë rrugës “15 Janari” në fshatin Reçak. Moti i mirë ka mundësuar që punët të ecin mjaft mirë dhe kështu do të vazhdojmë deri në kompletimin e përgjithshëm të infrastrukurës së fshatit Reçak’’.
COMMENTS