Me sy e veshë nga ‘Sami Kelmendi’, nesër luhet derbi Ulpiana-Ballkani

Me sy e veshë nga ‘Sami Kelmendi’, nesër luhet derbi Ulpiana-Ballkani

Fillojnë reshjet e para të borës në Lipjan

Nesër luhet derbi Ulpiana-Ballkani. Pritet spektakël në “Sami Kelmendi” duke filluar nga ora 13:00 me skuadrat që do kërkojnë vetëm fitoren. Tetova thot se ndeshja fitohet duke luajtur mirë.

Futbolldashësit kosovat nesër janë me sy e veshë nga “Sami Kelmendi”. Luhet derbi i BJT Superligës ku skuadrat do të kërkojnë revansh. Ulpiana-Ballkani starton në 13:00 dhe është një provë e rëndësishme për të dyja ekipet. Bardhekaltërtit kanë 10 pikë pasi kanë marrë dy fitore dhe katër barazime dhe sa i përket formacionit pritet që të jetë një Ulpianë me mungesa. Marclei Santos dhe Genitian Emini janë mungesa të lipjanasit, kurse si titullar pritet të rikthehet Qerimi.

Atmosfera në kampin bardhekaltërt është shumë e mirë, kjo është vërejtur në atërvitjen e sotme, ku fytyrat e lojtarëve shkëlqejshin nga dëshira e madhe për duelin e nesërm.

Intersimi i madh për bileta është një garancë se nesër »Sami Kelmendi » do të jetë i stërmbushur nga futbolldashësit kosovar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)