Nën brohoritje, duartrokitje e thirrje pêr fitore, Kandidati Ismet Hajrullahu tha se ky entuziazëm është dëshmia më e fortë se ka filluar fundi i kësaj qeverisje. Ai u zotua se me qeverisjen e tij Lipjani do të ribëhet, do të merr pamjen e merituar, do të trajtohet ashtu siç e meriton.
Ai shpalosi platformën e tij qeverisëse dhe u zotua se implementimi i saj do të jetë pikë për pikë sepse ajo është vullnet i qyetatarëve dhe prandaj ka marrë epitetin ‘Kontrata me qytetarin’ dhe ne jemi të obliguar të zbatojmë.
Niveli i cilësisë më arsim, degradimi i shëndetësisë, anashkalimi i bujqësisë, kultura e harruar, sporti i injoruar, infrastuktura jocilësore etj., janë vetëm disa nga arsyjet pse qytetarët duhet t’a ndëshkojnë këtë qeverisje dhe t’i hapin rrugë Forcës së Ndryshimit sepse misioni jonë është kthimi i dinjitetit të qytetarëve duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
I pranishëm ishte edhe Deputeti i Parlamentit të Kosovës Dr. Fatmir Xhelili i cili potencoi përkrahjen e interesimin që Kryetari Kadri Veseli ka për të rikthyer qeverisjen në Lipjan dhe realizimin e platformës qeverisëse të Hajrullahu, shkruan PDK, percjell Ulpianapress.
COMMENTS