Xhiroja e 14-të e BKT Superligës së futbollit do ta sjellë një ndeshje të madhe në fundjavë.
Ulpiana dhe Gjilani do t’i matin forcat në mes tyre në ndeshjen kryesore të së shtunës e cila zhvillohet në “Sami Kelmendi”.
Lipjanasit do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi dhe me këtë rast të vazhdojnë me ecurin pozitive prej tri fitoreve radhazi.
Nga ana tjetër, gjilanasit kanë nevojë për pikë në mënyrë që të mbeten në hap me kreun e tabelës, shkruan “Ulpianapress”.
Bardhekaltërtit në këtë takim nuk mund të llogarisin në shërbimet e mesfushorit brazilian Iran dhe mbrojtësit Emini.
Ulpiana mban pozitën e shtatë me 16-pikë, kurse Gjilani ështe i dyti me 22 pikë.
COMMENTS