Lipjan, interesim i madh për ndeshjen Ulpiana – Gjilani

Lipjan, interesim i madh për ndeshjen Ulpiana – Gjilani

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e radhës

Nesër, stadiumi “Sami Kelmendi” pritet të mbushet plot. Gjatë këtyre ditëve ka pasur kërkesa të shumta për bileta, ndërsa një pjesë e mirë e qytetarëve nuk kanë arritur ta sigurojnë një të tillë.

Tifozeria vendëse është përgatitur prej ditësh dhe pritet të prezantohet me koreografi të ndryshme në tribunën ballore, teksa do të kenë mbështetjen e qindra mijërave qytetarëve lipjanas, që së bashku do ta përkrahin skuadrën e qytetit të tyre.

Nga ana tjetër, pritet që nga Gjilani të niset një numër i lartë, rreth 100-150 tifozë.

Tifogrupi “Tigrat” kanë premtuar se do ta ndezin atmosferën në stadium, ndërsa i kërkojnë skuadrës së tyre të zemrës që të mos i zhgënjejë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)