Te rinjtë e Ulpianës janë shpallur kampionë vjeshtor në Lidhjen Rajonale të Futbollit për 17-vjeçarët. Bardhekaltërtit kanë mposhtur ditën e sotme konkurrentin direkt për vendin e parë Ronin me rezultatin 2-1 dhe kështu matematikisht e kanë siguruar pozitën e lideres, kur ka mbetur edhe një ndeshje për tu zhvilluar.
Në stadiumin “Sami Kelmendi” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku Ulpiana realizoi dy herë me Korab Lumën në minutën e 25-të dhe Aurel Limanin në minutën e 70-të, ndërsa mysafirëtngushtuan epërsimë në minutën e 78-të. Këta të fundit luajtën në sulm deri në fund, duke kërkuar me ngulm golin e barazimit, që nuk erdhi.
Të rinjtë e Ulpianës në krye me profesor Astrit Rrahmanin i’a dolën kështu që të triumfojnë në fund dhe lojtarëve bardhekaltërt t’i shpaguhet mundi dhe sakrifica në këtë stinor të shkëlqyer vjeshtor.
COMMENTS